Plagoset me thike futbollisti me ngjyre i Himares
Dhuna u rikthye serish ne fushat tona te futbollit. Njerez te papergjegjshem te cilet nuk kane asnje lidhje me lojen e futbollit jo vetem qe po prishin imazhin e futbollit shqiptar por po hedhin ne ere punen dhe mundin e futbollisteve te ekipeve qe ata simpatizojne. Fatkeqesisht burimi i kesaj dhune e ka fillimin dhe mbarimin tek ata qe organizojne dhe sponsorizojne futbollin. Ne Shqiperi nje ndeshje futbolli fillon diten e henen me deklarata dhe kunder-deklarata nga te dyja ekipet dhe perfundon diten e shtune ose te diel pasi dy skuadrat kundershtare perfundojne betejen 90-minuteshe. Rasti me i fundit i dhunes ne katerkendeshin e blerte u pa dje ne nje takim te vlefshem per Kategorine II Grupi i Jugut Delvina-Himara. Futbollisti me ngjyre i Himares Emanuel Ezerioha u plagos me thike ne ambientet e stadiumit te Delvines. Keshtu pas mbarimit te takimit qe u fitua nga Delvina 1-0 tifozet vendas hyne ne dhomat e zhveshjes dhe plagosen me thike futbollistin nigerian qe aktivizohet ne radhet e Himares. Si te mos mungonte ky episod tifozet nuk ngurruan qe te godisnin me sende te forta edhe disa futbolliste te tjere te ekipit te Himares. Perballe ketyre ngjarjeve autoritetet lokale nuk bene asgje. Me sakte kryetari i Bashkise se Delvines nuk mori asnje mase per parandalimin e ketyre akteve barbare.