E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu: Reanimacioni kerkon investime

Sherbimi reanimator kerkon me shume investime per vete faktin se eshte nje nga pikat kryesore te sherbimit shendetesor. Kjo ka qene kerkesa e mjekeve anesteziste gjate Konferences Kombetare qe kane zhvilluar nje dite me pare ne kryeqytet. “Cdo vit zhvillohet kjo konference ku mblidhen te gjithe mjeket anesteziste dhe diskutojne per te rejat e shkences ne kete fushe si dhe problemet qe hasen ne sherbimin tone shendetesor. Keshtu edhe kete vit te gjithe mjeket anesteziste kane kerkuar me shume vemendje dhe investime ne kete fushe pasi eshte nga me te rendesishmit. ” eshte shprehur mjeku anestezist Tritan Shehu. Sipas tij, megjithese buxheti per shendetesine ka ardhur duke u rritur nga viti ne vit perseri problemet qe ka kjo fushe mbeten zbuluar. Ndaj eshte kerkuar qe gjate viteve ne vazhdim tu kushtohet me teper vemendje ketyre mjekeve dhe kesaj fushe. Nje tjeter kerkese e mjekeve ka qene edhe celja e specializimeve, ku te shtohet numri i mjekeve pasi shume here ka mungesa te personelit te kesaj fushe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›