Plagoset ne atentat i akuzuari per falsifikim
Atentat ne kryeqytet plagoset nje person. Policia nis hetimin per te dyshuarit e ngjarjes ndersa i plagosuri perfundon ne spital jashte rrezikut per jeten. Ndricim Hasa 32 vjec banues ne rrugen Kongresi i Lushnjes ne Tirane mbeti i plagosur lehte ne kembe me arme zjarri pasi u qellua nga nje person i panjohur.
Ngjarja ndodhi ne rrugen Ylbere Bylykbashi kur sipas burimeve te policise personi ndodhej aty ndersa u qellua me arme zjarri. Policia mberriti ne vendin e ngjarjes per te nisur hetimin ndersa i plagosuri u dergua ne spital. Ende nuk dihet motivi i sakte i krimit ndersa policia tha se i plagosuri eshte me precedent penal ndersa disa muaj me pare eshte arrestuar nga Antikrimi Ekonomik me akuzen e falsifikimit dhe prodhimit te pijeve te falsifikuara.