Plagoset një gazetar grek në Rrugën e Durrësit! Dyshohet se u godit nga gurët e lëshuar drejt policisë

Një gazetar grek është plagosur gjatë përplasjeve të sotme mes protestuesve dhe policisë në Rrugën e Durrësit. Dyshohet që gazetari të jetë goditur nga një prej gurëve të lëshuar në drejtim të policisë.
Ai është marrë nga shërbimi i urgjencës, dhe është dërguar të Trauma. Sipas burimeve nga spitali, gazetari ka dëmtime në vesh, por është koshient dhe komunikon