Dëmtimet e degëve bankare dhe bankomatëve/ Banka e Shqipërisë qetëson qytetarët: Kursimet janë të sigurta, pagesat nuk janë ndërprerë

Dëmtimet e degëve bankare dhe bankomatëve gjatë protestave kanë sjellë kufizime të përkohshme të disa shërbimeve, por kursimet e qytetarëve nuk rrezikohen. Banka e Shqipërisë ka dalë me një deklaratë këtë të hënë, më 19 tetor, duke garantuar se depozitat janë të mbrojtura dhe se sistemi i pagesave ka vijuar të funksionojë pa ndërprerje.