E Diel, 1 Nëntor 2026

Spartak Ngjela bën deklaratën e fortë: Dorëheqja e Edi Ramës është domosdoshmëri historike, Shqipëria është në rrezik kombëtar

Avokati Spartak Ngjela kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, në një reagim të tijin lidhur me protestat studentore që po zhvillohen në Tiranë.

spartak-ngjela-1-767x450

Ngjela e cilëson largimin e Ramës nga detyra si një “domosdoshmëri historike”, ndërsa e përshkruan situatën në vend si tepër të rëndë. Sipas tij, protesta e të rinjve dhe studentëve është një zhvillim me rëndësi të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë.

Deklarata e plotë

Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama sot është domosdoshmëri historike.

Gjendja është e shumë rëndë sot për Shqipërinë.

Protesta e rinise studentore është shumë e fortë.

Rinia ështe rini!

Pyetja thelbësore është kjo:

Shqipëria apo Rama?

Dorëheqja e Edi Ramës apo shkatërrimi i Shqipërisë?

Shqipëria është në rrezik kombëtar dhe drejt shkatërrimit.

Këtë gjendje e shpëton vetëm dorëheqja e kryeministrit Rama.

Prandaj..

Nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen si kryeministër brenda datës së sotme, përgjegjësia e tij do të jetë shumë e madhe në organet gjyqësore, si çështje me akuzë penale, e ngritur kundër tij në SPAK.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›