E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset një person në një pikë bastesh

Një person është plagosur në një pikë bastesh pranë ambasadës italiane në kryeqytet. Ngjarja ndodhi sot në mbrëmje rreth orës 22:00. Mësohet se i plagosuri është qëlluar nga jashtë brenda dhe ka marrë një plagë në shpatull.

Burime nga policia bënë të ditur se i lënduari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që për identitetin e autorit thjesht janë ngritur dyshime. Sipas policisë, pistat e hetimit lidhen pikërisht me bastet.

Dashamir Biçaku

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›