Plagoset roja i karburantit, dyshohet hakmarrja
Devoll - Roja dhe njekohesisht shitesi i nje pike karburanti, ne rrethin e Devollit, ka mbetur i plagosur me cifte dy dite me pare, ne rrethana qe policia ende nuk i ka qartesuar. Sipas burimeve zyrtare te policise, ne spitalin e qytetit te Bilishtit eshte cuar i plagosur 29-vjecari Arianit Sino nga fshati Miras, i Devollit. Mjeket kane konstatuar se plagosja e tij ka ardhur nga sacmat e nje cifteje. Nderkaq, policia qe ka dyshuar per nje veteplagosje te 29-vjecarit ka filluar hetimet edhe ne pisten e plagosjes me dashje te tij per punen qe kryente ne piken e karburantit prane fshati Kuc te Devollit. Burime te rezervuara te policise thane se dyshohet qe plagosja te kete ndodhur per hakmarrje.
G.A
G.A