Prefektja e Korces: Nuk ka rrezik shperthimesh
Korce - Plagosja nga nje djegore predhe e dy femijeve nga fshati Lozhan i Korces, nga hetimet e policise ka dale si nje ngjarje aksidentale dhe per me teper pa rrezikshmeri per shperthim municionesh nga depot ushtarake, qe ndodhen prane ketij fshati. Alarmi i ngritur per plagosjen e 15-vjecarit Eris Sulce dhe te 14-vjecarit Premtim Agolli, mesditen e se dieles, ne qendren e fshatit Lozhan, ka bere qe te verifikohet menjehere edhe gjendja e depove ushtarake prane ketij fshati, per te menjanuar cdo rrezik te mundshem qe mund te vinte nga depot ushtarake. Prefektja e Korces, Elfrida Zefi, pasi ka vizituar ne spital dy femijet e plagosur, u shpreh se kjo ngjarje eshte aksidentale dhe shperthimi i nje predhe te vjeter nuk perben ndonje kercenim serioz nga rezervat e mbetura te municioneve ne depot ushtarake te Lozhanit. Ajo theksoi se jane marre masa sigurie qe pas tragjedise se Gerdecit qe te ruhen depot ushtarake me rezervat ne municion te Lozhanit, dhe se ne kete rast plagosja e femijeve nuk ka lidhje me municionet. Nje nga femijet e plagosur, 15-vjecari Eris Sulce, ka pohuar se ishte duke peshkuar ne lumin afer fshatit, kur ka gjetur djegoren e nje predhe te vjetruar nga kushtet atmosferike. Ai shtoi se ka thirrur edhe nje shok dhe se bashku nga kureshtja e kane transportuar predhen deri ne qendren e fshatit, ku e kane qelluar me gure per ta shperthyer. Duke iu referuar verifikimeve ne vendngjarje, prefektja e Qarkut te Korces tha ne nje prononcim publik se djegorja e predhes, qe plagosi dy femijet ka qene nje municion luftarak i braktisur qe nga viti 1997. Ajo tha se nuk ka rrezik nga depot e municionit te fshatit Lozhan, pasi jane marre masa te rrepta sigurie.
Gezim Ashimi
Gezim Ashimi