Maska dhe arme, grabitet pedagogu
Ornela Hila
Rishfaqen maskat ne rrethinat e Vlores. Rreth ores 5:55 te mengjesit te djeshem, dy persona te maskuar e te armatosur i kane dale perpara nje automjeti, teksa ky po udhetonte ne rrugen nacionale Vlore-Fier, rreth 10 kilometra larg qytetit, ne fshatin Panaja, te vendi i quajtur "Cezma e thate". Dy grabitesit kane kercenuar me "kallashnikove" drejtuesin e mjetit, pedagogun e Universitetit "Ismail Qemali" te qytetit te Vlores, Vladimir Kasemi, dhe e kane detyruar te ndaloje. Me pas, nen kercenimin e armes, i kane kerkuar qe ky te hapi bagazhin e te zbraze xhepat. Pa bere rezistence, pedagogu iu eshte bindur grabitesve. Ai ju ka dhene te gjitha parate qe kishte me vete, 6200 leke, ndersa i kane marre nga bagazhi i automjetit dy aparatura qe sherbenin per analiza laboratorike ne sektorin e bujqesise. Pasi kane marre nga automjeti, tip "Lancia", me targa VL 3017 A, aparaturat, dy grabitesit e kane kercenuar ate ne rast se ky do te denonconte grabitjen ne polici dhe me tej jane larguar ne drejtim te ullishtave ne kete zone. Pas kesaj, 48-vjecari nga Vlora, eshte kthyer nga rruga dhe ka shkuar ne komisariat, ku ka bere dhe denoncimin per ngjarjen. Me pas, ai eshte shoqeruar nga grupi hetimor ne vendngjarje per te ndihmuar inspektoret per te bere skemen e vjedhjes. Sipas deklarimit te pedagogut Kasemi, aparaturat kane qene te punes, pasi ai eshte edhe punonjes ne Drejtorine e Bujqesise dhe Ushqimit ne rrethin e Vlores. Ai tha se aparaturat ne fjale sherbenin per analiza laboratorike te produkteve bujqesore. Disa muaj me pare, pedagogu Vladimir Kasemi ishte kandidat per rektor i Universitetit "Ismail Qemali" te qytetit te Vlores.
Hetimet, shoqerohen 4 persona
Pasi eshte marre deklarimi i te demtuarit, policia ka nisur te veproje, duke shoqeruar 4 persona, te pare si te dyshuar, njerez me precedente ne vjedhje, banues ne Panaja, fshatin ku ndodhi dhe grabitja e maskave. Te 4 te shoqeruarit jane lene te lire, pasi jane marre ne pyetje, ndersa policia ende po punon per identifikimin dhe kapjen e autoreve te grabitjes.