Stabiliteti rajonal, fregata amerikane me raketa mbërrin në portin e Durrësit
Durrës- Anija fregatë e SHBA Samuel B. Roberts (FFG 58) e pajisur me raketa mbërrin në Durrës për një vizitë portuale, njofton ambasada amerikanë në Tiranë.
Sipas njoftimit vizita portuale vazhdon ti shërbejë përpjekjeve të Forcave Detare për Europën dhe Afrikën për të ndërtuar partneritete detare globale me vendet europiane me qëllim rritjen e stabilitetit rajonal.
Sakaq gjatë qëndrimit në Durrës, marinarët do të kenë mundësinë të përjetojnë kulturën e vendit dhe të kryejnë një projekt shërbimi komunitar në një strehë fëmijësh.
“Ne po presim me padurim të vizitojmë këtë qytet të bukur dhe të forcojmë marrëdhëniet tona me partnerët shqiptarë, tha Komandantja Erica L. Hoffmann, oficere drejtuese e anijes Samuel B. Roberts. “Kjo vizitë portuale përfaqëson një pushim të shumëpritur për ekuipazhin tonë dhe një mundësi për të parë personalisht diversitetin unik të Europës,-shtoi ai.
Ambasada bën me dije se aktivitete shtesë përfshijnë një tur në anije për udhëheqës të lartë forcave të mbrojtjes shqiptare dhe takime me zyrtarë vendor.
Samuel B. Roberts, që është larguar nga porti i saj Mayport, Florida më 23 prill, është angazhuar si pjesë e Forcave Detare për Europën dhe Afrikën me përgjegjësinë për të mbështetur operacione të sigurisë detare dhe për të vënë në jetë përpjekje bashkëpunimi në fushën e sigurisë.