Shtyhet serish seanca per Gerdecin mungonte nje prej te pandehurve
TIRANE- Mungesa e nje te pandehuri ka shtyre serish nje nga seancat e procesit gjyqesor Gerdeci. Seanca e parashikuar per diten e sotme u shty si pasoje e mungeses se njerit prej te pandehurve Sokol Ngjeci.
Procesi gjyqesor ne ngarkim te 29 te akuzuarve si pergjegjes per tragjedine e Gerdecit eshte shtyre disa here. Shtyrjet e pafundme te kesaj ceshtje kryesisht si pasoje e mungeses se avokateve kane bere qe Gjykata e Tiranes pak dite me pare ti drejtohet me ane te nje letre Dhomes Kombetare te Avokatise ku kerkon marrjen e masave ndaj avokateve pergjegjes per zvarritjen e pafundme te procesit.
Nderkaq ne analizen vjetore te ministrise se Drejtesise pak dite me pare ministri Bujar Nishani e quajti shtyrjen e procesit gjyqesor te Gerdecit nje fenomen me permasa shqetesuese ndersa theksoi se ministria ka tashme gati ndryshimet ne ligj te cilat shume shpejt do ti propozohen qeverise.
Te pandehurit e ceshtjes Gerdeci akuzohen si pergjegjes per ngjarjen e ndodhur me 15 mars 2008 ne fshatin Gerdec te Tiranes kur si pasoje e nje shperthimi ne ish- fabriken e demontimit te municioneve luftarake humben jeten 26 persona ndersa shume te tjere u plagosen. Nga kjo ngjarje pati deme te shumta materiale ne zonen perreth. Procesi per ceshtjen Gerdeci eshte duke hasur veshtiresi ne zhvillimin normal te tij.