E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi `krushkën`, pranga 31-vjeçares

KORÇË - Në orën 11:00 të ditës së mërkurrë, policia e Korçës ka bërë arrestimin e 31-vjeçares Adelina Trëndafili, e cila ishte në kërkim policor prej dy ditësh për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje". 31-vjeçarja rome është nëna e "nuses" 11 vjeçe, e rrëmbyer nga banesa për ta bërë nuse për një 14 vjeçar nga Bilishti. Mësohget se 31-vjeçarja Trëndafili u shpall në kërkim, pasi kur ka vajtur në banesën e `dhëndërrit` për të marr vajzën, në konflikt e sipër ka plagosur me mjete të forta 33-vjeçaren Zamira Ajdini.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›