E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Emigrantët, qeveria i ka harruar, i numëron vetëm për turizëm

TIRANË-Aleanca Kuq e Zi ka shprehur sot shqetësimin për situatën e emigrantëve shqiptarë si jashtë dhe ata që janë kthyer në vend, ndërsa ka akuzuar qeverinë se e ka braktisur këtë kategori.
AK deklaroi ne nje njoftim shtypi se pas 21 vitesh nga nisja e eksodit të madh, ende nuk dihet numri i saktë i emograntëve që ndodhen jashtë trojeve shqiptare. Sipas Aleancës nevojitet një strategji në trupat diplomatike për kategorinë e emigrantëve.
“Mbrojtja nga qeveria është detyrim kushtetues. Duhet reformë në strategjinë e trupit tonë diplomatik”.

AK thekson gjithashtu se qeveria nuk ka marrë në mbrojtje emigrantët e sapokthyer në atdhe, “Janë braktisur, qeveria përdor emigrantët në shifrat e turistëve dhe keqinformon shqiptarët”.
Më tej, AK vë në dukje faktin e të drejtës së votës që sipas Aleancës, emigrantët janë përjashtuar nga kjo e drejtë. “Prej 21 vitesh u mohohet e drejta e votës”.
Më tej Aleanca kritikoi dhe procesin e censusit. “I la jashtë emigrantëet, harroi shtetasit jashtë kufijve pa i regjistruar”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›