E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Plagosi me armë zjarri të riun në Lezhë, arrestohet 26-vjeçari, nën hetim 2 bashkëpunëtorët e tij

Policia e Lezhës ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri në Lezhë në fillim të muajit maj. Ngjarja ka ndodhur më 8 maj pas një konflikti të çastit për motive të dobëta jashtë ambienteve të një bilardoje në qytetin e Lezhës.

Për ngjarjen u arrestua 26-vjeçari Xh. F., 26 vjeç, i cili plagosi me armë zjarri në këmbë 22-vjeçarin A. L.

Gjithashtu nën hetim u vunë edhe 2 bashkëpunëtorët e tij L. F., 29 vjeç dhe A. Sh., 27 vjeç,  pasi gjatë këtij konflikti kanë dhunuar fizikisht 22-vjeçarin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›