E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Klonitë e lejlekëve në Strum

Kushdo që kalon nga fshati Strum i Roskovecit, shikon mbi një shtyllë të tensionit të lartë një fole të një çifti leljlekesh. 

Ata kanë ardhur në Strum duke shtegëtuar nga vende të largëta të Afrikës.

Për banorët e Strumit ardhja e lejlekeve është një surprizë. Të moshurit thonë se për herë të fundit ata janë parë para disa dekadash.

Mendohet se ardhja e lejlekëve në këtë zonë lidhet me mjedisin natyror. Zonja njihet për shumëllojshmëri gjallesash që rriten në kënetë që janë edhe ushqim për lejlekët.

Edhe në Fier në afërsi të qytetit prej 4 vjetësh lejlekët kanë krijuar tashmë folenë e tyre dhe shtegëtojnë çdo vit në të njëjtën fole. 

Banorët e lagjes “Sheq i Madh” janë shprehur se këta lejleke kanë ardhur prej 8 vitesh.

Një kujdes të veçantë kanë krijuar për ruajtjen e tyre edhe nga Shoqata e Ornitologjistëve shqiptarë. 

Rreth 4 vjetë më parë ata montuan një platformë metalike në një shtyllë të tensionit të lartë në lagjen “Sheq i Madh” në Fier ku sot kanë folenë e tyre lejlekët e bardhë.

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›