E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi me thike, kapet 22-vjecari

SHKODER - Nje 22-vjecar nga qyteti i Shkodres u arrestua ne oret e vona te mbremjes duke u gdhire dita e djeshme, pak ore pasi ai plagosi me thike, per motive te dobeta nje bashkeqytetarin e tij, i cili ndodhet nen kujdesin e mjekeve. Burime zyrtare te policise se Shkodres thane dje se "22-vjecari Alfred Lulashi, banues ne lagjen "Mark Lula" te qytetit, u arrestua pasi u identifikua si autor i plagosjes me thike te 27-vjecarit Eduart Zefi". Mesohet se Zefi u godit 4 here me thike, por fale nderhyrjes se mjekeve te spitalit te Shkodres, ai ndodhet jashte rrezikut per jeten. Pas krimit, ai ishte larguar me shpejtesi, por policia arriti ta identifikonte dhe ta ndalonte.

R.Ll


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›