E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperdorim detyre, SHKB prangos shefin e policise

Arrestohet shefi i Seksionit te Pastrimit te Parave ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Elbasanit, kryeinspektor Gavrosh Sejdini. Oficeri i karrieres, Sejdini, akuzohet per vepren penale te shperdorimit dhe abuzimit me detyren gjate kohes qe ka qene oficer i policise gjyqesore ne vitin 2006. Sipas te dhenave te para hetimore, dyshohet se 53-vjecari Gavrosh Sejdini ka favorizuar largimin e nje personi te kerkuar nga policia kundrejt favoreve te tij. Nje burim policor u shpreh se ndaj tij ka nisur procedimi qe parashikon raste te tilla. Per arsye hetimore nuk jepen detaje te metejshme te aktivitetit antiligjor. Drejtoria e Policise se Qarkut te Elbasanit njoftoi zyrtarisht se eshte dokumentuar me prova aktiviteti kriminal i kryer nga shefi i Seksionit te Pastrimit te Parave, Gavrosh Sejdini. Ne njoftimin zyrtar te Drejtorise se Policise se Qarkut citohet mes te tjerash se, "pas nje pune te gjate investiguese, Seksioni i Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne bashkepunim me strukturat e Drejtorise se Policise se Qarkut dhe Prokurorise se rrethit te Elbasanit bene te mundur dokumentimin me prova ligjore te aktivitetit kriminal te kryer nga shefi i Seksionit te Pastrimit te Parave ne Drejtorine e Policise se Qarkut, kryeinspektor Gavrosh Sejdini. Si rezultat i kesaj pune, me date 24.4.2008, ne oren 16:00 eshte kryer arrestimi i shtetasit ne fjale". Policia tha se arrestimi i Sejdinit u krye sipas vendimit nr. 185, date 24.4.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, e cila kishte vendosur masen e sigurise arrest me burg per personin ne hetim. Oficeri Gavrosh Sejdini ka sherbyer ne komisariate te ndryshme te vendit. Ne Elbasan ka mbajtur edhe poste te rendesishme. Ai ka qene nendrejtor i policise se Elbasanit, ka qene shef i seksionit te Pergjimeve dhe se fundi shef i Seksionit te Pastrimit te Parave.

Red.Akt


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›