Denoncon tezen: Me beri prostitute.
Shkon te tezja ne Greqi per te jetuar dhe punuar, por bie pre e trafikimit per qellime prostitucioni. Ngjarja e rende per nje vajze 18-vjecare nga qyteti i Beratit ka ndodhur nje vit me pare, nderkohe qe vajza ka bere denoncimin menjehere pas kthimit nga Greqia, ku ka punuar si prostitute. Vajza, me inicialet M. D., ka denoncuar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne prokurori tezen e saj, Sara Canko, te cilen e ka akuzuar se e ka shfrytezuar per qellime prostitucioni. Burime nga organi i akuzes bejne me dije per "Koha Jone" se vajza vetem pak dite me pare ishte kthyer nga Greqia dhe ka pohuar perpara prokuroreve se gjate nje viti ishte shfrytezuar si prostitute nga tezja e saj. Vajza ka pohuar se per nje vit eshte detyruar te punoje si prostitute ne rruget e kryeqytetit grek, duke u detyruar nga tezja e saj. Sipas kesaj te fundit, mbesa ishte e detyruar te bente kete pune per te mbijetuar, pasi nese familja e saj do te mesonte se cfare ishte duke bere vajza e saj, nuk do ta falnin kurre.
E. Hazizolli
E. Hazizolli