Plagosja e nipit te arcanit arrestohet djali i Dades

Shkelzen Hoxha e Besnik Dabulla mohojne plagosjen e Edrin Lufos. Policia sekuestruam armen dhe nje gezhoje
TIRANE- Nje dite pas incidentit te ndodhur ne rrugen Perlat Rexhepi ne lokalin ne pronesi te Besnik Dabulles ku mbeti i plagosur Edrin Lufi nipi i ish- kryeministrit te fundit komunist Adil arcani policia arrestoi djalin e deputetes socialiste. Plagosje e rende dhe armembajtje pa leje jane akuzat e ngritura nga policia ne lidhje me incidentin per te cilin policia arrestoi Besnik Dabullen 31 vjec banues ne Tirane.
Policia ne nje njoftim zyrtar tha se ne kete ngjarje eshte perfshire edhe Shkelzen Hoxha nipi i ish- udheheqesit komunist te Shqiperise Enver Hoxhes. Shkelzen Hoxha eshte djali i Ilir Hoxhes nje nga dy djemte e ish- diktatorit te vendit deri ne vitin 1985. Ne rrugen Perlat Rexhepi ne Tirane ne ambientet e nje lokali ka ndodhur nje konflikt ku jane perfshire tre persona dhe per pasoje eshte plagosur rende me arme zjarri 34- vjecari Edrin Lufi - tha Policia.
Me tej sipas saj nga hetimet e kryera nga specialistet e hetimit te Krimeve ndaj Jetes u konkludua se ne konflikt jane perfshire Besnik Dabulla Edrin Lufi dhe Shkelzen Hoxha te cilet ne momentin e ngjarjes ndodheshin duke darkuar ne ambientet e lokalit Liburna ne pronesi te Besnik Dabulles.
Policia ne njoftimin e saj zyrtar tha se Dabulla eshte konfliktuar me pas me shtetasit e sipercituar ku per pasoje ka plagosur rende shtetasin Edrin Lufi 34 vjec lindur e banues ne Tirane i cili u dergua menjehere ne Spitalin Ushtarak ne Tirane ne gjendje te rende shendetesore.
Ne te njejtin njoftim policia tha se ndaj Besnik Dabulles pas dokumentimit te ngjarjes eshte marre masa e arrestit ne flagrance per konsumim te veprave penale te Plagosjes se rende dhe Armembajtjes pa leje. Sipas policise ne vendin e ngjarjes ne cilesine e proves materiale u sekuestruan arma e zjarrit e tipit pistolete si dhe nje gezhoje e nje predhe.
Ne te kundert nje nate me pare policia e kryeqytetit ne rruge jo zyrtare tha se arma e krimit kishte qene e Besnik Dabulles djalit te deputetes socialiste Arta Dade ndersa autor kishte qene nipi i Enver Hoxhes Shkelzen Hoxha.
Dje policia pohoi zyrtarisht se Hoxha ishte perfshire ne konflikt por se ai nuk kishte marre pjese ne krim. Burime te policise thane dje per Shekullin se ne momentin e Krimit personat kane qene ne gjendje te dehur ndersa ende nuk dihet motivi i sakte i krimit.
Te afermit e Dabulles kunder versionit zyrtar te policise
Lufin nuk e ka plagosur Besniku
Per kunder versionit te policise te aferm te Besnik Dabulles hodhen poshte versionin se ai kishte qelluar me arme zjarri Edrin Lufin nipin e Adil arcanit kryeministrit te fundit komunist ne Shqiperi.
Besniku e ka derguar vete ne spital te plagosurin dhe nuk ka pasur arsye se per se ta qelloje ate - tha nje njeri i afert i familjes se Besnik Dabulles. Sipas te njejtit person policia ne te gjitha rastet dhe veprimet hetimore te kryera prej saj nuk ka gjetur prova se djali i deputetes socialiste ishte perfshire ne plagosjen e Lufit.
Ne posedojme nje deklarate te vete te te demtuarit qe ka pohuar se eshte shok i ngushte me Besnikun dhe se nuk ka asnje konflikt me te. Si do te qe e mundur qe nje person qe kryen nje plagosje me dashje e dergon te demtuarin ne spital- pyet njeriu i afert i familjes qe kerkon te mos identifikohet.
Me tej ai pohon se vete Besnik Dabulla e ka derguar me mjetin e tij ne spital te plagosurin Edrin Lufi. Kete fakt i afermi i Dabulles pretendon se Lufi se e ka deklaruar edhe per hetuesit e Policise. Nderkaq sipas te njejtit person mesohet se i afermi i tij nuk ka lidhje me plagosjen e Lufit dhe kete fakt e ka mohuar edhe per hetuesit. Madje i njejti person pohon se Dabulla nuk ka pasur as arme me vete.
Shkelzen Hoxha
Nuk kam qene ne vendngjarje
Akoma me i cuditshem ne lidhje me versionin e policise eshte edhe deklarimi i nipit te ish- udheheqesit komunist te vendit Enver Hoxha. Ai tha dje ne nje lidhje telefonike per televizionin NES24 se ai nuk kishte qene fare ne vendin e ngjarjes. Nje fakt te tille e pohoi edhe Teuta nena e Shkelzen Hoxhes djalit te Ilir Hoxhes.
Shkelzeni ka qene me ne gjate gjithe kohes ne nje feste familjare dhe nuk ka lidhje aspak me ngjarjen- pohoi nepermjet linjes telefonike Teuta Hoxha. Nderkaq gjate lidhjes telefonike Shkelzen Hoxha 31 vjec deklaroi se ai i njihte dy personat si te plagosurin Edrin Lufi ashtu edhe Besnik Dabullen. Ata jane shoke te mi- tha Hoxha. Ne te kundert policia e Tiranes ne deklaraten e saj zyrtare tha se Shkelzen Hoxha ishte perfshire ne konfliktin mes Dabulles dhe Lufit ku ky i fundit mbeti i plagosur.