E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabisnin parate duke i ndihmuar shoferet per gomen arrestohen 3 persona

Durres 7 janar NOA - Pasi u shponin gomat makinave u afroheshin drejtuesve te mjetit per tu dhene ndihme dhe me pas i vidhnin. Kjo ishte menyra sesi tre persona nga Tirana kryenin grabitjet e tyre ne rrugen Tirane-Durres.

Tre personat e arrestuar ne tre dite te ndryshme jane Klodian Sejfullai 33 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike dhe vjedhje Alban Shahini 35 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per vjedhje dhe Igli Zhukri 36 vjec banues ne Tirane.

Sipas policise tre persona vidhnin parate duke u shpuar gomave te automjeteve. Pasi arrinin tiu shponin gomat mjeteve ne levizje iu benin me dije drejtuesve te mjeteve defektin dhe ofronin ndihmen e tyre.

Nderkohe njeri prej bashkepunetoreve duke perfituar nga terheqja e vemendjes kryente vjedhjen ne automjet.

Ne kete menyre ata kane vjedhur ne daten 12 nentor 600 euro ne kilometrin e peste te rruges interurbane Durres-Tirane.

Grabitja eshte bere ne automjetin tip Citroen C 3 me drejtuese M.P.

Po ashtu me date 1 dhjetor ne lagjen 13 Durres i kane vjedhur nje cante me nje sasi bizhutesh ne te personit N.I. 49 vjec banues ne Gostivar Maqedoni.

Nje tjeter vjedhje e dokumentuar eshte ajo ne ne lagjen 14 Durres ku ne ambientet e nje magazine ne furgonin me targa EL 3577 C kane vjedhur shumen prej 945 000 lekesh.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›