E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace ne prokurori per kercenimet e Kadriovskit

Deputeti socialist ka deshmuar perpara prokurorit Genci Qano se si e ka marre kercenimin dhe cfare ka ndodhur me pas


TIRAN - Deputeti i Partise Socialiste Erjon Brace eshte paraqitur dy dite me pare ne prokurorine e kryeqytetit per te dhene deshmine e tij ne lidhje me kercenimin qe ka pesuar nga trafikanti nderkombetar i lendeve narkotike Daut Kadriovski.


Ka qene ora 1100 e dites se merkure kur ne ambientet e institucionit te akuzes ne kryeqytet eshte paraqitur me deshiren e tij deputeti Erjon Brace i pashoqeruar me njeri. Ai eshte ngjitur ne katin e trete te nderteses se akuzes duke shkuar direkt ne zyren zv.prokurorit te rrethit Genci Qano. Ky i fundit me ndihmen e oficerit te ceshtjes ka marre dhe administruar deshmine e deputetit Brace per CD-in me akuzat e Kadriovksit duke treguar menyren se si i kishte rene ne duar materiali.


Deputeti Erjon Brace eshte paraqitur me vullnetin e tij te lire per te dhene shpjegime ne lidhje me deklarimet e bera publike nga ana e tij ne nje konference per shtyp pak dite para nderrimit te viteve.


Nuk mund te japim shume detaje te kesaj seance pyetje-pergjigjesh per shkak te sekretit hetimor dhe ndjeshmerise se ceshtjes - thane zyrtaret e institucionit te akuzes per Shekulli-n. Por ne menyre konfidenciale keto burime u shprehen se deputeti Brace ka dhene shpjegime per rreth dy ore duke treguar te gjithe rrugen se si i kishte ardhur ne duar ky disk me video.


Sipas dosjes hetimore ka qene data 22 dhjetor 2010 kur deputeti Brace ka dale ne nje konference per media duke denoncuar kercenimet dhe shantazhet drejtuar atij dhe kreut te Partise Socialiste PS-se Edi Rama. Nje dite me pas drejtuesi i Prokurorise se Tiranes Sokol Malaj pasi ka marre kallezimin penal te PS-se ka urdheruar regjistrimin e procedimit penale ndaj shtetasit shqiptaro-maqedonas Daut Kadriovski per akuzen e shpifjes per shkak te detyres.


Pas publikimit te kesaj CD-je deputeti Brace eshte shprehur i habitur dhe ka kerkuar nga prokuroria te vleresoje koincidencen kur vetem pak dite para se te publikohet kjo CD kryeministri Sali Berisha ne Kuvend i kujtoi kreut te PS-se Rama dhe deputetit Brace emrin e Kadriovskit. Disa dite me pas publikohet kjo CD-i me kercenime dhe shantazh ndaj kreut te PS-se Rama deputetit Brace si dhe thuajse te gjithe funksionareve te qeverise gjate viteve 1998-2003.


PROFILI

Kush eshte bosi i droges Kadriovski

Daut Kadriovski eshte nje nga boset me te vjeter te droges ne Europe. Nje nga anetaret themelues te grupimit Ujqerit Gri te Romes ne Itali Kadriovski kontrollonte trafikun e heroines. Per here te pare ai ka ardhur ne Shqiperi ne vitin 1992 dhe menjehere ndryshoi emrin ne Daut Kadriu. Bosi i heroines ne Shqiperi ishte i regjistruar si pronar bingosh.


Me pare ai ishte bere i njohur ne te gjithe Europen pas arrestimit dhe arratisjes spektakolare nga burgu ne Gjermani.


Ne vitin 1985 Daut Kadriovski u prangos per trafik droge duke u cilesuar si nje nga pikat kyce te trafikut te heroines nga vendet e lindjes. Por teksa ishte ne pritje te nisjes se gjyqit ai arriti qe te arratisej nga burgu.


Policia e ndoqi nga pas dhe e plagosi ne nje kembe por nuk mundi ta kape. Goditja e plumbit i kishte shkaterruar te gjithe femurin por per bosin e droges nuk kishte asgje te pamundur. Ai ka zevendesuar kocken me te gjate te trupit te nje njeriu me nje shufer te shtrenjte platini. Pas arrestimit tha se ishte i vetmi material qe nuk i bente alergji me mishin.


15 vjet me pas nga kjo histori atij i kishte mbetur vetem nje shenje e vogel dhe fakti qe calonte. Por per te zhdukur cdo gjurme ai beri nje operacion plastik qe i dha pothuajse nje fytyre te re.


Per te zhdukur cdo gjurme te fytyres se tij te meparshme Daut Kadriovski duhet te fshinte njeriun qe e ndihmoi. Kirurgu qe beri operacionin e tij u vra pak kohe me pas. Policia gjermane akuzoi Daut Kadriovskin si autorin apo urdheruesin e vrasjes por kjo nuk u provua asnjehere.


Pas kesaj ai levizte ne Europe duke perdorur 20 emra te ndryshem. Identiteti i tij i preferuar ishte Mehmet Ajdini por ne banesen ku jetonte ne Tirane iu gjeten tri pasaporta shqiptare turke dhe jugosllave me emrat Daut Kadriu Daut Kadriovsi dhe Daut Kadrijevski. Ne gjykate ai paraqiti edhe nje pasaporte te nxjerre ne Bulqize me emrin Ismet Caka. Pas shume vitesh arrati ai u prangos ne Golem dhe u ekstradua drejt Italise ku vuajti rreth tete vjet burg. Pas lirimit ai u kthye ne Maqedoni nga ku ka vendosur qe te kercenoje kreret e opozites shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›