E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e shefit të Krimeve,sotSkura transportohet në Foggia

Të tjera rreth shkrimit Policia:Adoleshentët trafikantë armësh e plagosën FOTO- Komisari u plagos në fshatin Suç të Matit VIDEO/ Noka: Në gjendje të rëndë, drejt Italisë VIDEO/ Mjeku sanitar: Ka rrezik jete, u plagos në 5 organe SHKODER- Shefi i krimeve të Rënda të Burrelit do të transportohet sot drejt spitalit të Foggias në Itali për një mjekim më të specializuar. Musa Skura, 48 vjeç, baba i 3 fëmijëve u plagos gjatë një operacioni për arrestimin e disa të kërkuarve pasditen e 13 janarit (e dielë)

Komisari pritet t’i nënshtrohet një mjekimi më të specializuar, pasi gjendja e tij shëndetësore është kritike për jetën. Transportimi i tij pritet të bëhet sot në mëngjes me një avion sanitar. Ministri i Brendshëm Flamur Noka deklaroi se qeveria ka një vendim për shpëtimin e jetës së shefit të krimeve, dhe transportimi i tij drejt Italisë do të bëhet me avion sanitar.

Mjeku reanimator Fatbardh Kurti deklaroi dje se komisari ka dëmtime në 5 organe nga plumbi. "Veshka e djathtë iu dëmtua u hoq fare. Çarje të stomakut iu qep. Shpretka, dëmtim të zorrëve të hodha e të trasha dhe pankreasit, të cilat u qepën."- tha Kurti.

Policia arrestoi mbrëmë Fitim Alla, 19 vjeç personi që dyshohet se qëlloi në drejtim të shefit të krimeve, Vilson Milkurtin, 18 vjeç, nga fshati Suç, Edison Sinan Lleshi 18 vjeç, si dhe shtetasi me inicialet A. Ll. 15 vjeç, ndërsa është bërë dhe shpallja në kërkim e shtetasit Riza Xhemal Barçi, drejtues i mjetit furgon përmes të cilit është transportuar municioni luftarak. Fitim Alla, 19 vjeç personi që dyshohet se qëlloi në drejtim të shefit të krimeve është plagosur në këmbë, por jo me plumb. Ai ndodhet në spitalin e Burrelit nën masa të forta sigurie. Ndërkohë nga strukturat e Policisë së Shtetit vazhdon puna për identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet Kriminal.

(sg/shqiptarja,.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›