E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosja në kazino, në kërkim dypunonjësit e sigurisë së kazinosë

TIRANË –  Paratë e lëna në kazino kanë qenë shkaku i 5 plagosjeve mbrëmjen e së dielës në Tiranës, ndërkohë që të plagosurit janë njëherësh edhe autorë të ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit me stadiumin "Qemal Stafa" pranë ambasadës amerikane. Të plagosurit me armë zjarri, vëllezër ndërmjet tyre, Arben dhe Admir Kurtish Dogjani, lindur më 1986, janë dërguar në Spitalin Ushtarak, pasi janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa tre rojet e sigurisë janë çuar atje për mjekim, pasi janë shoqëruar më parë në polici për të dëshmuar për ngjarjen.

Dy vëllezërit e plagosurit me armë zjarri, njëri prej të cileve paraprakisht mësohet se ishte roje në kazino janë konfrontuar me rojet e sigurisë së "Global Security", që kishte detyrë të ruante kaziononë, pasi kishin disa kohë që luanin dhe kishin humbur një sasi parash. Për këtë arsye duke dashur të rikuperojnë paratë e humbura ata kanë kërkuar një shumë tjetër borxh por edhe atë e kanë humbur.

Vëllezërit Dogjani kanë nisur të reagojnë dhunshëm brenda kazinosë, kanë thyer objekte dhe kompjuterin ku luanin. Për këtë sjellje të papranueshme, rojet e kazinosë i kanë ndaluar, por aty ka nisur një grindje me grushta, leva e dërrasa derisa ka përfunduar me plagosjen me armë jashtë kazinosë nga njëri prej rojeve. Pak minuta pas ngjarjes policia ka ndaluar në afërsi të Freskut dy vëllezërit Marku punonjësit e sigurisë së kazinosë ku ndohi ngjarja , të cilët po ashtu kanë plagë të pjesë të ndryshme te trupit.

Dy të plagosur me armë zjarri dhe tre të tjerë me mjete të forta janë konfirmuar mbrëmë në rrugën “Dervish Hima”, në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit me stadiumin "Qemal Stafa" pranë ambasadës amerikane në Tiranë. Të plagosurit me armë zjarri, vëllezër ndërmjet tyre, Arben dhe Admir Kurtish Dogjani, lindur më 1986, janë dërguar në Spitalin Ushtarak, pasi janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa tre rojet e sigurisë janë çuar atje për mjekim, pasi janë shoqëruar më parë në polici për të dëshmuar për ngjarjen. Një nga të plagosurit me thikë nga Dogjanët është Tim Marku, i cili ishtë badigard global. 

Dy të plagosurit me armë zjarri janë konfrontuar me rojet e sigurisë së "Global Security", që kishte detyrë të ruante kazinonë, pasi kishin disa kohë që luanin dhe kishin humbur një sasi parash. Ata kanë nisur të reagojnë dhunshëm brenda kazinosë, kanë thyer objekte dhe kompjuterin ku luanin. Për këtë sjellje të papranueshme, rojet e kazinosë i kanë ndaluar, por aty ka nisur një grindje me grushta, leva e dërrasa derisa ka përfunduar me plagosjen me armë jashtë kazinosë nga njeri prej rojeve.

Redaksia online
(ar.sh/mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›