Përurohet rikonstruksioni i bulevardit në Nj.2, Basha: Lufta politike la rrugën pashtruar
TIIRANE-Bashkia e Tiranës ka përuruar paraditen e sotme përfundimin e rikonstruksionit të plotë të bulevardit “Petro Nini Luarasi” tek Njësia Bashkiake Nr.2 në Tiranë.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Lulzim Basha theksoi se bashkia sot gëzon besimin e qytetarëve dhe se ky institucion qëndron larg luftës politike.
“Bulevardi ‘Petro Nini Luarasi’ dhe disa rrugë të tjera prej dhjetra vitesh dergjeshin në kushte të papranueshme. Sot me përfundimin e punimeve me besimin që keni tek bashkia e Tiranës, e cila qëndron larg frymës politike, larg luftës politike që i kushtoi banorëve rrugën e pashtruar ne mundëm të realizojmë këtë vepër. Në partneritet me qeverinë Berisha do bëjmë të mundur nisjen e rikualifikimit urban për shumë rrugë të tjera në Tiranë”.