E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikja, Elona, Eldora dhe Shpendi 'shokë të pandarë'

Edhe pse reality show “Big Brother” ka përfunduar, Elona, Shpendi, Rikja dhe Eldora vazhdojnë të kalojnë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata janë fotografuar në një restorant teksa drekojnë të gjithë bashkë. 

Po ashtu, një pjesë e madhe e banorëve të edicionit të sivjetshëm dhe fituesi, Anaidi, po i kalojnë ditët në kryeqytet të gjithë bashkë. Duket se qejfmbetjet dhe kontradiktat ata i kanë lënë pas, dhe tashmë janë bërë miq të mirë. 
(e.m/Bluetooth/BalkaWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›