E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu me BE-në, Gruevski: Po japim gjithçka nga vetja

Dialogu i lartë po shkon mirë, po japim gjithçka që është në fuqinë tonë që të bëjmë lëvizje të caktuara në më shumë sfera, vlerësoi kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, një ditë para ardhjes së komisionerit Stefan Fyle.

"Ne japim gjithçka që është në fuqinë tonë të bëjmë lëvizje të caktuara në më shumë sfera për të cilat është diskutuar. Udhërrëfyesin të cilin e përgatitëm dhe në të cilin punonin një numër i madh i ekipeve përmban rreth 150 pikë. Ne paraprakisht i bënim këto gjëra. Kjo nuk do të jetë risi në punën tonë, pasi që vazhdimisht jemi të përkushtuar për reforma, por kjo do të thotë energji shtesë, dinamikë shtesë në kryerjen e reformave të cilat janë të rëndësishme për afrimin tonë drejt BE-së", deklaroi Gruevski.

Ai deklaroi se dialogu i lartë inkuadrues nuk është zëvendësim për negociatat, por se do të kontribuojë kur të fillojnë negociatat që ato të zgjasin më shkurtë.

"Pjesa kryesore e punës që duhet të përfundohet më pas kur të fillojnë negociatat do të përfundojë tani, ndërsa më pas do të mbeten gjera më të vogla që për një kohë të shkurtër të hapen dhe të mbyllen 34 kapitujt", deklaroi kryetari i Qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›