Haxhinasto vizitë në Suedi, takohet me Carl Bildt

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto ndodhet për një vizitë pune në Suedi, me ftesë të Ministrit suedez të Punëve të Jashtme, z. Carl Bildt.
Sot ai do të ta takohet me homologun suedez Bildt me të cilin do të diskutojë për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe, mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të tyre, sidomos në fushën ekonomike.
Gjithashtu, axhenda e bisedimeve përmban çështje të integrimit evropian të Shqipërisë, të bashkëpunimit në kuadrin shumëpalësh, zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, etj.
Gjatë vizitës, Haxhinasto do të takohet edhe me Sekretarin e Shtetit për Çështje të BE-së, z. Oscar Ëaglund, me Kryetarin e Parlamentit, z. Per Ëesterberg, me Ministren për Tregtinë, znj. Eëa Bjorling, si dhe me Sekretarin suedez të Shtetit, z. Frangk Belfrage.