Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Një person ka mbërritur i plagosur mbrëmjen e sotme në spitalin e Shkodrës. Nga të dhënat e para mësohet se i plagosuri është Arsen Beqiri, 24 vjeç.
Mësohet se i riu është qëllur nga një 22-vjeçari E.Sh pas një sherri mes tyre. Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për rastin.
Njoftimi:
Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A. B., 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.