E Hënë, 2 Nëntor 2026

Taksisti grabit pasagjerin në Tiranë, i merr lekët dhe dy celularë. Policia e arreston

Merr të riun në taksinë e tij dhe më pas e grabit duke i marrë paratë dhe celularët.

Komisariati Nr. 1 në Tiranë, pas denoncimit të viktimës, ka arrestuar taksistin, i cili akuzohet për vjedhje me dhunë. Sipas informacioneve, në pranga ka rënë Andrea Papa, 26 vjeç.

Policia sqaron se i riu ka hipur në taksinë e Papës, ku i ka kërkuar që ta dërgonte deri në një destinacion.

Gjatë udhëtimit, taksisti ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar në zonën e Farkës dhe i ka marrë paratë dhe celularët. Më pas, taksisti ka zbritur klientin që e vodhi dhe është larguar.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1, shtetasi A.P, 26 vjeç,

Ky shtetas, orët e para të ditës të mëngjesit të ditës së djeshme, ka marrë në taksinë që drejtonte shtetasin Xh.H, 20 vjeç, dhe gjatë udhëtimit, ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar  në afërsi të lagjes së Çollakëve, dhe i ka marrë me dhunë  shtetasit Xh.H një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit A. P., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›