Plagosje me thike ne gjimnaz
Ngjarja ndodhi dje ne orarin e pushimit te madh kur dy nxenes te vitit te dyte te gjimnazit Xhevdet Doda u perfshine fillimisht ne perleshje fizike e me pas njeri prej tyre nxori nje thike duke plagosur rende bashkemoshatarin e tij. Mesohet se nxenesi i plagosur eshte 17-vjecari L.Dufi ndersa autori tashme i ndaluar bashke me te vellain eshte F.Nezi. Burime te policise bene te ditur se ngjarja e ka zanafillen qe ne oret e para te mengjesit kur Dufi ne rolin e kujdestarit te klases ka tentuar te pengoje bashkemoshatarin e tij te hyje ne klase. Ai i eshte drejtuar Nezit me tone kritike pasi kishte bere shume mungesa e madje po
krijonte probleme edhe per nxenesit e tjere duke u futur ne klase orar e pa orar. Pasi jane konfliktuar me fjale nxenesit e tjere kane dale ne mbrojtje te kujdestarit te klases i cili per shkak te rezultateve te mira ishte zgjedhur te kryente kete rol jo vetem nga mesuesit por edhe vete shoket e tij te klases.
Sipas deshmise se dhene ne polici nga nxenes te vitit te dyte ne kete gjimnaz Nezi mungonte me dite te tera ne shkolle dhe kthehej here pas here duke u futur ne mes te oreve te mesimit. Kur nxenesit kane dale ne pushim e gjate Nezi dhe vellai i tij qe ishte ne vitin e katert te kesaj shkolle jane konfiktuar perseri ne oborrin e shkolles me 17-vjecarin. Pasi e kane goditur disa here me grushte F. Nezi ka nxjerre nga brezi thiken qe mbante me vete dhe e ka qelluar ate disa here ne bark. Me pas dy vellezerit jane larguar me shpejtesi por disa minuta me pas policia e Bulqizes arriti ti ndaloje ata. Nxenesit dhe mesuesit kane perjetuar momente paniku kur kane pare 17-vjecarin teksa ra pa ndjenja ne mes te oborrit i mbuluar me gjak. Ata e derguan menjehere ne spital ndersa policia e alarmuar mberriti ne vend duke bere identifikimin e autoreve dhe kapjen e tyre ne nje kohe rekord. Burime spitalore bene te ditur se 17-vjecari kishte marre disa plage ne bark por fatmiresisht ai e kaloi rrezikun per jeten pasi mjeti i mprehte nuk i kishte prekur organet jetesore. Megjithese gjimnazi ndodhet vetem disa metra larg komisariatit te policise dhe here pas here ushtrohen kontrolle kjo nuk i ka penguar dy vellezerit nxenes te shkolles te krijojne konflikt e deri ne perdorimin e armeve te ftohta ne ambientet e saj.
BULQIZE/ HASAN PASHA