E Diel, 1 Nëntor 2026

Gallup Topi me i besueshmi nga politikanet

/ /

Qytetaret shqiptare besojne shume te Presidenti Bamir Topi. Ky eshte perfundimi i nje sondazhi te zhvilluar nga Gallup International ne bashkepunim me Qendren per Politika Europiane dhe Fondin Europian per Ballkanin i cili u prezantua ne Bruksel. Ne Shqiperi u pyeten 1000 qytetare shumica e te cileve ishin nga Tirana dhe zonat perreth nderkohe qe kishte edhe nga Veriu e Jugu perkatesisht Shkodra dhe Saranda. Sipas ketij sondazhi 61.6 per qind e te pyeturve jane shprehur se besojne te kreu i shtetit. 28.3 per qind kane deklaruar se besojne pak dhe vetem 8.6 per qind nuk besojne. Persa i perket performances se kryeminsitrit Sali Berisha sondazhi nxjerr perfundimin se 42.7 per qind e mbeshtesin ate dhe 47.1 per qind jane pozicionuar kunder. Nderkohe qeveria ka marre nje vleresim pozitiv kur qytetaret jane shprehur per punen e saj gjate kesaj periudhe. 38.6 per qind e te pyeturve ne vend i kane dhene nje note pozitive punes se ekzekutivit ndersa 37.4 per qind kane thene se puna e saj eshte mjaftueshem 21 per qind mendojne se ajo eshte e keqe. Persa i perket performances se pushtetit lokal 42.2 per qind thone se ajo eshte shume e mire dhe e mire 36.2 per qind mendojne se ajo eshte e mjaftueshme dhe 17.3 per qind thone se puna e drejtuesve vendore eshte e keqe. Megjithate pavaresisht kesaj ndarjeje ne punen e qeverise dhe te pushtetit lokal 48.3 per qind mbeshtesin lidershipin politik ne vend dhe 40.2 per qind jane kunder tij. Persa i perket besueshmerise se mediave 70.1 per qind besojne shume te pushteti i katert 18 per qind besojne disi dhe 9 per qind nuk besojne aspak. Mbeshtetja e shqiptareve per BE-ne mbetet nje nder me te lartat ne rajon me mbi 81 per qind qe perfaqesone dhe 8 pike perqindjeje me pak se vitin e shkuar. Megjithate ne rast te nje referendumi per ne BE nje shumice e gjere prej 93 per qind e shqiptareve do te votonte pro anetaresimit. Perfundimet e sondazhit

Besimi te
Presidenti
26.5 besojne shume
35.1 besojne
28.3 vetem pak
8.6 nuk besojne

Performanca e
kryeministrit
42.7 e mbeshtesin
47.1 nuk e mbeshtesin

Performanca e
qeverise
3.1 shume e mire
35.5 e mire
37.4 mjaftueshem
21 e keqe
Performanca e
qeverisjes lokale
2.6 shume e mire
39.6 e mire
36.2 mjaftueshem
17.3 e keqe

Besimi te media
24 besojne shume
46.1 besojne
18 besojne disi
9 nuk besojne

Besimi ne sistemin
gjyqesor
6.2 besojne shume
25.9 besojne
33.6 pak
28.3 aspak

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›