E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plaken kinezet efekt negativ per ekonomine

Popullsia e Kinës po plaket. Është ky një fakt që nënvizohet nga regjistrimi i popullsisë në vendin me më shumë banorë në botë, plot 1.34 miliardë sipas të dhënave të fundit. Por tani, venë në dukje rezultatet harta demografike është e përmbysur, pjesa më e madhe e kinezëve jetojnë në qytet dhe 13.3% janë  më tepër se 60 vjeç.

Të dhënat e fundit tregojnë se popullsia po rritet me ritme më të ngadalta se më parë e për herë të pare, kjo konsiderohet si negative pasi mund të ndikojë në ekonomi me uljen e numrit të forcës punëtore në zonat rurale. Krahasuar me vitin 2000, sot ka 16.6% kinezë nën moshën 14 vjeç më pak, ndërsa është rritur me më tepër se 3 % numri i personave që i ka kapërcyer të 60.

Kur kinezët u regjistruan për herë të parë në 1953 ishin vetëm 594 million, më pak se gjysma e numrit aktual. Regjistrimi i ri i popullsisë, i pari në 10 vjet vjen në një kohë ndryshimesh të theksuara për ekonominë kineze çka ka sjellë eventualist dhe ndryshime shoqërore. Të dhënat e publikuara nga qeveria kineze  shpalosin tendenca të identifikuara kohë më parë, sfida dhe probleme jo të vogla me të cilat duhet të përballet qeveria në Pekin.

Ndër më kryesoret është padyshim plakja e popullsisë  e dyfishimi i numrit të migracionit të brendshëm, por edhe numri më i lartë i meshkujve krahasuar me femrat.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›