Kapitullon Reali Barcelona triumfon ne Classico

Në “Classico” e Evropës triumfon Barcelona, e cila pasi ka mudnur 2-0 Realin e Madridit thuajse ka hipotekuar kualifikimin për në finalen e Ligës së Kampionëve. Në tempullin e futbollit madrilen heroi i ri është Lionel Messi.
Talenti argjentinas, konfirmon se nuk e ka marrë kot epitetin “Mesia e futbollit” duke vendosur markën e tij në dy golat e fitores së formacionit katalunjas. Gjithsesi, ndeshja ka patur pikat e saj kulminante. Pjesa e parë i ngjate një loje shahu. Ronaldo e Messi izolohen nga mbrojtjet respektive, ndërkohë që rastet për shënim do të ishin të pakta.
Villa dhe Xavi do të provonin të kalonin Kasillas, ndërsa për Realin rasti i vetëm për shënim do të regjistrohej nga Ronaldo në fundin e fraksionit të parë. Me rikthimin në fushë, vjen dhe episodi që do të ndryshonte fatin e sfidës. Pepe del nga fusha me karton të kuq ndërsa futbollistin e tij ndjek Mourinho. Pa forcën e mbrojtëesit dhe motivimin e trajnerit Reali shpërfytyrohet.
Messi gjen më shumë hapësira dhe jep i jep goditjen e parë vendasve me avantazhin e Barcelonës. Nuk mbyllet këtu, talenti argjentias do të shënonte dhe golin e dytë me një veprim spektakolar, duke vulosur suksesin e skuadrës së tij që tani e sheh vetën me një këmbë në finalen e Champions.
Nertan Prifti