Kina ka 1.34 miliard banorë

Në Kinë janë publikuar rezultatet e regjistrimit kombëtar, nga i cili shihet se në këtë vend jetojnë 1.34 miliard banorë.
Kina është vendi më i madh në botë për nga popullsia.
Të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave, tregojnë se popullsia e Kinës është shtuar për 73.9 milionë nga viti 2000 në atë 2010.
Regjistrimi ka treguar se populli i Kinës po vjetërohet, pasi pjesa e popullsisë nën 14 vjet ka rënë nga 23 në 16.6 %, ndërsa pjesa e popullatës mbi 60 vjeçare është shtuar për 3%, në krahasim me regjistrimin e vitit 2000.
Shifrat, gjithashtu tregojnë se pothuajse gjysma e popullsisë së Kinës tani jeton në hapësirat urbane.