E Diel, 1 Nëntor 2026

Plakje e shëndetshme? Cila janë tri shtyllat e jetëgjatësisë?

ROMË, 25 maj /ATSH/ – Një hap i vogël nuk të tremb si vrapimi i një maratone. Por një hap i vogël pas tjetrit mund të të çojë shumë më larg, shkruan salute.eu.

Pra, pak rregulla të thjeshta dhe disa strategji për të qenë mirë në moshë të thyer, për të jetuar gjatë dhe mbi të gjitha për ta bërë këtë në shëndet të mirë.

Shtyllat e jetëgjatësisë janë ushqimi i ekuilibruar, lëvizja e rregullt, gjumi i mjaftueshëm dhe menaxhimi i stresit.

Nuk ka nevojë të jesh perfekt, por i qëndrueshëm, dhe rezultatet nuk vonojnë të shfaqen.

Ky studim ka rrëzuar të gjitha mitet dhe lajmet e rreme që qarkullojnë në internet: nga peptidet “mrekullibërëse” te terapitë intravenoze, nga ozoni dhe detokset agresive te ujërat “speciale”, si ai alkalin që pretendohet se neutralizon aciditetin.

Po ashtu përmenden krioterapia, dhoma hiperbarike apo fotomodulimi.

Por thelbi është të qëndrojmë vigjilentë, sepse aty ku mund të ketë një bazë shkencore, shpesh ka vetëm marketing.

Jetojmë më gjatë, por kjo është vetëm gjysmë lajmi i mirë

Shtyllat e jetëgjatësisë janë ushqimi i balancuar, aktiviteti fizik i rregullt, gjumi i mjaftueshëm dhe kontrolli i stresit. Nuk është e nevojshme të jesh Superman; mjafton të jesh i vazhdueshëm dhe rezultatet do të vijnë.

Manuali praktik, që mbështetet në baza të forta shkencore por përdor një gjuhë të qartë e të kuptueshme për të gjithë, ndahet në tre seksione: ushqimi, lëvizja dhe stresi.

Ekuilibri mes këtyre tre elementeve, i ndërtuar mbi zgjedhje të përditshme dhe zakone të përsëritura me kalimin e kohës, mund të na çojë drejt një jetëgjatësie të shëndetshme.

Sepse nëse është e vërtetë që jetojmë më gjatë, është po aq e vërtetë që shpesh kalojmë vite me shëndet të dobët.

Sëmundje kronike të lidhura me stilin e keq të jetesës, shumë ilaçe për t’u marrë çdo ditë, mungesë aktiviteti fizik me humbje të autonomisë, stres dhe rënie të shëndetit mendor.

Prandaj jetëgjatësia nuk do të thotë vetëm të jetosh më shumë vite, por të jetosh mirë, duke u përpjekur të kundërshtosh edhe pasojat natyrore të plakjes. Sepse gjenetika ka rëndësi, por nuk është një fat i shkruar.

Dieta është një nga mjetet më të fuqishme për të ruajtur shëndetin dhe për të nxitur jetëgjatësinë. Por cila dietë?

Studimet shkencore thonë se para së gjithash duhet ngrënë me moderim, duke privilegjuar perimet, bishtajoret, drithërat integrale dhe frutat.

Pastaj duhen balancuar makronutrientët: proteina cilësore, mundësisht bimore, yndyrna të mira dhe karbohidrate komplekse.

Së fundi, duhet të reduktohen ushqimet e përpunuara, të pasura me sheqerna, aditivë dhe yndyrna trans.

Veçanërisht duhen shmangur ushqimet ultra të përpunuara, pra produktet industriale me afat të gjatë ruajtjeje si snack-et, pijet e ëmbla, drithërat e mëngjesit me shumë sheqer apo gatimet e ngrira të gatshme. T

ë gjitha këto përmbajnë emulgatorë, ngjyrues, konservues dhe aroma artificiale.

Ka edhe ushqime që duken të shëndetshme, por në realitet janë ultra të përpunuara: batonët me drithëra dhe “energy bar”, sepse përmbajnë sheqerna të shtuar, shurupe, aroma artificiale dhe vajra të hidrogjenizuara; madje edhe kosi me fruta, pasi shumë prej tyre përmbajnë aroma artificiale dhe sheqerna të shtuara.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›