E Diel, 1 Nëntor 2026

Plaku do te qendroje tek Tirana. Sukaj tek Vllaznia

Në pritje të debutimit te Gilman Likës, Tirana ka bërë një tjetër goditje në merkato. Sigurisht nëse mund të quhet kështu qëndrimi me ngjyrat bardheblu të Sabino Plakut. Sulmuesi, një nga emrat më të përfolur të merkatos së dimrit, ishte në krye të listes së blerjeve të Flamurtarit, madje vetë futbollisti ishte i gatshëm të transferohej te kampionët e dimrit.

Por një operacion të tillë e ka penguar Komisioni i Disiplinës në FSHF, i cili i ka dhënë të drejtë klubit të Tiranës, që nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga sulmuesi, të paktën pa futur në arkën e tij 30 mijë euro. Vendimi i disiplinës i ka dhënë fund kësaj telenovele, ndërsa tani Sabino Plaku duhet të fitojë edhe një herë besimin e trajnerit Nevil Dede qe bashkë me skuadrën vazhdon fazën përgatitore në Turqi.

Nga ana tjetër kanë dështuar tratativat e drejtuesëve të Tiranës, për të rikthyer në skuadër Ervin Bulkun dhe Toni Pezo të cilët nuk janë liruar nga skuadrat e tyre aktuale.

Merkato e dimrit ka risjellë në Superligë një tjetër emër të spikatur ne futbollit shqiptar, pasi Vllaznia ka firmosur me sulmuesin Xhevair Sukaj. I tranferuar përpara dy sezonesh në kampionatin kroat me NK Zagreb, 23-vjecari do të jetë pjesë e skuadrës shkodrane në pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Pasi bëri goditjen më të madhe në ketë merkato, duke tranferuar në Korçë, Gjergji Muzaken, Skënderbeu ka shfaqur idenë e cmendur me emrin Ervin Skela. Një operacion thuajse i pamundur, per klubin korcar, pasi fantazisti vlonjat nuk ka ndërmend të rikthehet në kampionatin shqiptar.

Sa i përket futbollistëve kuqezi që luajnë jashtë vendit, një tjetër emër i përfolur është ai i Erjon Bogdanit. Mediat italiane e kanë afruar atë te Lacio, por ky operacion është hedhur poshtë nga ish-kapiteni i kombetares shqiptare Igli Tare, i cili eshte dhe drejtori sportiv i skuadrës bardhekalter.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›