E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne Fier- Seman vdes 29- vjecari. 5 te plagosur ne Durres

29- vjeçari Genci Peto është viktima e aksidentit në aksin rrugor Fier- Seman. Peto ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij me një motor-cikletë kur është përplasur me një karrocë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Përplasja ka qenë tepër e fortë për shkak të mungesës së ndricimit në këtë rrugë dhe as viktima as drejtuesi i karrocës nuk kanë mundur të shohin njëri- tjetrin.

Forcat e policisë rrugore të mbërritura në vend-ngjarje kanë dërguar 29- vjeçarin në morgun e qytetit dhe nga hetimet e kryera rezultoi se errësira ka shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit me të cilin udhëtonte Genci Peto dhe për pasojë përplasjen fatale.

Ndërsa në qytetin e Durrësit një banor i fshatit Shën Avlash ka plagosur pesë persona pasi ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të madhe e automjetin e tij tip Pezho.

Burime spitalore bëjnë të ditur se dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa tre të tjerët po marrin mjekimet e nevojshme dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Dashamir Kadiu eshte personi qe ka shkaktuar këtë aksident dhe pasi ka ndaluar është larguar me shpejtësi nga vend i ngjarjes . Shtetasit e dëmtuar janë Ymer Idrizi 25 vjec, Robert Tahiri 26, Shpetim Metushi 45 dhe Fatmir Dollaku 60- vjec.

A.Nushi&A.Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›