E Diel, 1 Nëntor 2026

PD feston 20 vjetorin ne Korce Berisha Ne lokomotiva e zhvillimit

Nga Korca kryeministri Berisha u shpreh se shqiptarët kanë vepruar mirë  kur i besuan PD-së 20 vite më parë. Kreu i qeverisë në mitingun e përvjetorit të krijimit të kësaj force deklaroi se PD do të jetë lokomotiva që do të drejtojë Shqipërinë në Bashkimin Europian.

"Ju duhet të ndjeheni krenat me veprën tuaj, duhet të ndjeheni krenar me veprimet tuaja, me mbështetje që dhatë në rformat tona, në përpjekjet tona. Ne ecim të sigurtë drejt integrimit të Shqipërisë në BE. Ne jemi lokomotivë e integrimit të këtij vendi", tha Berisha.

Edhe në këtë takim me simpatizantët, nuk mund të mungonin akuzat për socialistët. "Bojkotuan Parlamentin vetëm që ju të mos mirrnit vizat. Nisën grevën e turpit të urisë, të quajtur të urisë, packa se hanin gjithë natën dhe gjithë ditën, vetëm e vetëm që ju të rinit pa viza. Duke menduar këta donkishotër që do mund të gusnin vizat tuaja në kuti, në kuti dhe kudo të jenë le të mbeten ata. Ne do të ecim", tha Berisha. Pas një rezymeje të arritjeve të bëra në 6 vite, kryeministri  premtoi investime të mëtejshme në infrastrukturë dhe arsim.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›