Plan për Butrintin, Malltezi: Guidë për zhvillimin e zonës
Parku i Butrintit përfshihet në një plan të zhvillimit të integruar, të përfshirë në projektin e Bregdetit të Jugut. Koordinatori, Jamarber Malltezi vlereson se ky plan do të shërbejë edhe si guidë për zhvillimin e zonës.
BUTRINT- Parku i Butrintit përfshihet në një plan të zhvillimit të integruar, të përfshirë në projektin e përgjithshëm të Bregdetit të Jugut. Plani ka për qellim jo vetëm ruajtjen e historisë antike dhe objekte arkeologjike, por edhe në kuptimin mjedisor e të integrimit me komunën e Ksamilit, të Xarrës dhe atë të Alikos, që përfshin një sipërfaqe prej 86 km2. Në qendrën komunitare të Mursisë është mbajtur takimi i parë për prezantimin e plan zhvillimit, për vitet 2009-2015. Në takim ka qënë i pranishëm, krahas drejtorit të parkut të Butrintit, Ylli Cerova dhe koordinatori i projektit të menaxhimit të integruar të Bregdetit të jugut, Jamarbër Malltezi. Sipas Malltezit “ky plan do të shërbejë edhe si guidë për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës, duke marrë parasysh edhe nevojat e komunitetit për zhvillim ekonomik, por edhe nevojat mjedisore dhe të trashëgimisë kulturore të zonës”.
Malltezi shtoi se projekti mundësohet përmes një granti nga fondi për mjedisin global, i cili administrohet nga Banka Botërore dhe qeveria e Shqipërisë . Sipas tij, shumë shpejt do të krijohet një ekip nga njerëz të zgjedhur, ndër të cilët do të ketë manazherë, punonjës që do të punojnë bashkë me komunitetin, agronomë, ekspertë për pemë-tarinë dhe ekspertë për ekofarma.
Askush nga pjesëmarrësit nuk ka folur se në ç’masë është mbështetja financiare e planit të zhvillimit të integruar të Butrintit. Interesimit tonë për këtë element të mbajtur të papublikuar, zoti Malltezi iu përgjigj duke thënë se bëhet fjalë për 1 milionë USD. Dhe kjo vetëm në dy vitet e para. E përveç kësaj kostoje, tha Malltezi, do të ketë edhe donacione të tjera.
(e.n/News24/Balkanweb)