E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet në Greqi, 19-vjecarja e humbur prej 5 shkurtit

Policia kufitare ka identifikuar 19 vjecaren e humbur prej datës 5 shkurt, e cila është gjendur në shtetin grek. Denoncimi për zhdukjen ishte bërë menjeherë nga familjarët, por policia ka mundur ta gjejë vetëm pas tre javësh. 

LUSHNJE- Është rikthyer në shtëpi 19 vjecarja e zhdukur prej datës 5 shkurt e gjetur në shtetin helen. Policia kufitare ka mundur të identifikojë Brunilda Dragën, zhdukja e të cilët ishte denoncuar prej familjarëve të saj. Denoncimi është bërë mënjëherë pas zhdukjes së vajzës por policia e ka patur të pamundur gjetjen e saj. Dyshimet ishin se vajza mund të kishte përfunduar në Greqi. Për këtë arsye policia shqiptare kishte kaluar informacionin tek pala greke ku kjo e fundit bëri të mundur identifikimin e 19 vjecares dhe shoqërimin e saj drejt Shqipërisë.
Ndërkohë mësohet se 19 vjecarja është shoqëruar nga agjentë të plicisë greke, të cilët kanë bërë të mundur riatdhesimin e saj. Tashmë Draga gjendet në familjen e saj në Lushnjë.
Ndërkaq nuk janë bërë ende të ditura shkaqet e largimit të saj nga shtëpia 3 javë më  parë. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›