Plan per eleminimin e Barak Obames

20 vjecari Daniel Kouart dhe 18 vjecari Pol Shleselman kishin planifikuar te grabisnin nje dyqan armesh, te hynin ne nje shkolle me nxenes afro-amerikane te vrisnin me arme zjarri 88 prej tyre, ndersa 14 te tjereve tu prisnin kokat. Ne fund ato te ekzekutonin Obamen.
Dy te dyshuarit jane arrestuar javen e kaluar. Sic raportohet ata ishin shprehur te gatshem te flijoheshin edhe vete per te arritur shfarosjen e afro-amerikaneve.
Lajmi eshte bere i ditur nga rrjeti amerikan “Fox News” i cili i rreferohet Agjencise Federale te Alkoolit, Duhanit dhe Armeve te Zjarrit.
Ngjarja nuk eshte komentuar nga zyra e shtypit te kandidatit demokrat.
Kjo eshte tentativa e dyte e zbuluar per te eleminuar fizikisht Obamen. Nje tentative per atentat u neutralizua ne 28 gusht te ketij viti ne Denver.