Siria akuzon Shtetet e Bashkuara se kanë ndërmarrë një “agresion terrorist”
Siria akuzon Shtetet e Bashkuara se kanë ndërmarrë një "agresion terrorist"me sulmin e djeshëm, nga i cili gjetën vdekjen 8 civilë.
Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Mbrojtjes kanë refuzuar të komentojnë për këtë incident, por mediat perëndimore citojnë zyrtarë amerikanë, pa përmendur emra, të cilët kanë thënë se forcat amerikane ndërmorën një sulm kundër "luftëtarëve të huaj"brenda teritorit sirian.
Ministri i Jashtëm i Sirisë, Valid al-Muallem, tha sot në Londër se inkursioni ndodhi dje gjatë ditës, gjë që tregon se ai nuk ishte i gabur por i paramenduar.
Al-Muallem paralajmëroi se nëqoftë se kjo ndodh përsëri, Siria do të mbrojë teritorin e saj.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Shan Mekormak, tha sot se Siria ka bërë një notë proteste lidhur me incidentin, siç është njoftuar nga media.
Zoti Mekormak nuk bëri asnjë deklaratë për vetë
incidentin, por tha se qarkullimi ndërkufitar i ekstremistëve nga Siria është
një çështje serioze. (ze)