Planet e Presidentit Obama ndaj ngritjes se cmimit te karburantit

Nderkohe qe amerikanet jane te shqetesuar per ngritjen e cmimeve te benzines Presidenti Barak Obama po mbron politiken e tij te energjise. Korrespondenti i Zerit te Amerikes ne Shtepine e Bardhe Kent Klain na informon se presidenti doli dje per tiu pergjegjut kritikave te republikaneve ne kete vit zgjedhjesh se ai nuk po ben sa duhet per te zgjidhur kete problem.
Ngritja e cmimeve te benzines i ka nervozuar amerikanet dhe zyrtaret e Shtepise se Bardhe jane te shqetesuar per ndikimin e mundshem qe do te kene cmimet e benzines ne fushaten per rizgjedhje te Presitetit Obama.
Presidenti vizitoi Universitetin e Majemit ne Florida dje per te diskutuar problemin dhe planin afat-gjate te administrates se tij per te paksuar varesine e Shteteve te Bashkuara tek nafta e importuar. Zoti Obama u tha studenteve se rritja e cmimeve eshte kryesisht pasoje e zhvillimeve ne pjese te tjera te botes.
Nafta blihet dhe shitet ne tregjet boterore. Dhe pikerisht ashtu si vitin e kaluar shkaku kryesor qe shkakton ngritjen e cmimit te naftes tani eshte mungesa e stabilitetit ne Lindjen e Mesme dhe kete here Irani.
Xhef Mouer kryeredaktor i Pratts Oilgram Price Report me baze ne Nju Jork eshte dakord se ngritja e cmimeve te benzines e ka origjinen kryesisht ne faktore pertej brigjeve amerikane.
Tensionet e tanishme lidhur me Iranin problemet ne Sudan i cili ka mbyllur prodhimin e naftes bruto te gjitha keto kane shkaktuar ngritjen e cmimeve te naftes bruto dhe rrjedhimisht te benzines.
Mouer thote gjithashtu se fitimet me te pakta te kompanive te naftes i kane detyruar ato te mbyllin disa nga rafinerite jashte Shteteve te Bashkuara qe gjithashtu kane sjelle ngritjen e cmimeve.
Republikanet e opozites thone se zoti Obama nuk po ben sa duhet per te inkurajuar prodhimin e naftes ne Shtetet e Bashkuara. Ne debatin e mbremshem mes kandidateve republikane per president Njut Gingric tha se shtimi i cpimeve te naftes do te coje ne uljen e ndjeshme te cmimit te benzines.
Nese do te lejonim cpimiet ne tokat federale dhe ne det fitimet do te ishin nga 16 ne 18 trilione dollare per qeverinie gjate brezit te ardhshem nje sasi e madhe kjo qe do sillte uljen e cmimit ne 2.5 dollare per gallon do te ndihmonte qeverine federale te balanconte buxhetin dhe do te krijonte miliona vende pune.
Republikanet e kane kritikuar gjithashtu presidentin se e ka shtyre vendimin per te miratuar projektin Keystone Pipeline per transportin e naftes nga Kanadaja ne rafinerite e Shteteve te Bashkuara .
Dje ne Majemi zoti Obama i ironizoi kritikat e republikaneve. Ai tha se administrata e tij ka miratuar nje sasi te pashembullt te prodhimit te naftes dhe gazit ne vend. Por ai tha se vetem me shume cpime nuk do ta zgjidhnin problemin.
Kjo do te thote se kushdo qe u thote se ne mund te dalim nga ky problem duke bere me shume cpime nuk di se cfare flet ose nuk ju thote te verteten.
Presidenti beri thirrje perseri per mbeshtetjen e strategjise se tij te pergjithshme per te pakesuar varesine e Amerikes ne naften e huaj.
Nese duam qe te mos jemi ne meshiren e ketyre zhvillimeve boterore ne duhet te kemi nje strategji qe te perfshije te gjitha burimet e mundeshme te energjise ne Amerike. Patjeter nafte dhe gaz por edhe energjine e eres dhe diellit energjine berthamore dhe biokarbure si dhe te tjera.
mimet e benzines ne Shtetet e Bashkuara kane kapur mesatarisht me shume se 92 cent per liter. Me shume se gjysma e amerikaneve qe morren pjese ne nje sondazh te ri thone se cmimet e karburantit mund te kapin edhe nje dollar e 32 cent per liter kete vit.
Analistet thone se Florida shteti i katert me i populluar i Shteteve te Bashkuara do te jete nje fushebeteje e rendesi te madhe ne zgjedhjet presidenciale te nentorit. Pas fjalimit qe mbajti ne Majemi zoti Obama zhvilloi disa aktivitete per mbledhjen e fondeve ne Florida.