E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet Strauss-Khan

Ish-drejtuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Khan, është liruar të enjten nga stacioni i policisë në qytetin francez Lille, pasi që atje i kaloi 48 orë i mbyllur.

Gjykatësit kërkuan që Strauss-Kahn të paraqitet sërish para gjykatës më 28 mars, kur edhe do t’i komunikohet zyrtarisht hapja e hetimit ndaj tij.

Kësaj radhe akuzat ndaj ish-kreut të FMN’së kanë të bëjnë me shfrytëzimin femrave për prostitucion.

Para skandalit të dhunimit të një punonjëseje të hotelit në New York, Strauss-Kahn ishte njëri prej sfiduesve kryesorë i presidentit francez Nicolas Sarkozy në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Mediat raportuan se Strauss-Khan tashmë është nisur drejt New York’ut, ku më 15 mars e pret seanca e parë dëgjimore në procedurën civile të ngritur ndaj tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›