The Forgiveness of Blood ne kinemate amerikane
Neser fillon shfaqja ne kinemate amerikane e filmit Falja e Gjakut e regjisorit Joshua Marston. Ne nje deklarate ai u shpreh se ky film perben nje hap historik ne bashkepunimin midis kinematografise amerikane dhe asaj shqiptare. Ketu ne Shtetet e Bashkuara ndodhen keto dite edhe dy protagonistet e filmit Sindi Lacej dhe Tristan Halilaj. Ata ishin te ftuar ne studion e Zerit te Amerikes ne Nju Jork dhe me ta bisedoi kolegu Julian Zyla.