Planet izraelite “fyerje” për Washingtonin
Bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit amerikan, Barack Obama, Davdid Axelrod, i ka përshkruar si “destruktive” për procesin e paqes shpalljen e planeve izraelite për ndërtimin e 1600 shtëpive të reja në lagjen hebrenje në Jerusalemin Lindor.
Axelrod, që është këshilltari kryesor politik i presidentit Obama, i tha rrjetit televiziv NBC, se kjo shpallje e Izraelit ishte po ashtu një “fyerje” për Shtetet e Bashkuara, aleat kryesor i Izraelit.
Kjo shpallje e planeve izraelite u bë në kohën e vizitës së zëvendës presidentit amerikan, Joe Biden në Izrael, javën e kaluar, pak kohë pasi palestinezët ishin pajtuar për bisedime indirekte me Izraelin, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të dielën ka shprehur publikisht keqardhje për këtë incident dhe ka kërkuar qetësi.