Ashton filloi turneun në Lindjen e Mesme
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka filluar sot turneun e saj në Lindjen e Mesme, vizita kjo e saj e parë në rajon prej emërimit të saj në funksion, në dhjetor të vitit të kaluar.
Gjatë turneut pesë ditësh, që fillon me qëndrimin në Egjipt, ajo parashihet ta vizitoj Sirinë, Izraelin dhe Rripin e Gazës.
Pritet që zonja Ashton të synoj ngritjen e profilit të BE-së si ndërmjetësues në bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme, në kohën kur përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, për rifillimin e bisedimeve indirekte ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, janë ngadalësuar.