Plani-Veprimi, debate në komisionin e Integrimit

Ashtu sikurse dy liderët politikë, edhe këtu palët fajësuan njëri-tjetrin mbi vonesat për përmbushjen e 12 kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj vendit tonë.
Kryetari i komisionit, deputeti socialist Ditmir Bushati shprehu angazhimin e opozitës në këtë proces, e cila sipas tij, po i përmbush të gjitha detyrimet, ndërkohë që i takon qeverisë të zbatojë detyrat e saj. Nga ana e saj, nënkryetarja e komisionit Mesila Doda tha se është pikërisht opozita, e cila nuk ka treguar vullnetin për të mbyllur në kohë reformat e rëndësishme, siç është reforma zgjedhore.
Sipas saj, kontributi i opozitës në këtë reformë është më se i nevojshëm. Pas këtyre debateve, komisioni i Integrimit vendosi të shtyjë shqyrtimin e Plan-Veprimit për ditën e hënë, gjatë të cilës pritet të marrë pjesë dhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. /Start/
2012-02-29 15:41