Rama: INSTAT manipulon shifrat për varfërinë

Në prezantimin e politikave sociale të programit të ri, Rama deklaron se statistikat zyrtare janë të modifikuara qëllimisht për të fshehur të vërtetën rreth gjendjes së varfërisë.
“Modifikon shifrat për të fshehur varfërinë. Ne nuk kemi institucion të Ministrisë së Punëve Sociale dhe as politika sociale. Kemi një konjukturë politike, që për të mbajtur në këmbë një konjukturë të tërë me shërbëtorë për qëllime elektorale hedh në lumë taksat që mblidhen nga ata shqiptarë që fitojnë më pak”,deklaroi Rama. Gjithashtu, kreu i opozitës thotë se ka abuzime të mëdha edhe me shpërndarjen e ndihmës ekonomike.
Sot zyrtarisht ka një ndihmë ekonomike prej 4 mijë lekë në muaj që është e pamjaftueshme, por përtej kësaj, qëndron problemi dramatik i shpërdorimit të kësaj ndihme ekonomike për arsye politike, korrupsionit që e përshkon fund e krye të gjithë procesin e përcaktimit dhe shpërndarjes dhe i qëllimit aspak të fshehur për ta shfrytëzuar të gjithë atë pjesë të popullsisë që jeton me ndihmën ekonomike si aset elektoral, duke e mbajtur në varfëri për ta kushtëzuar me varfërinë”, tha Rama. /Start/
2012-02-29 13:04